Shtiu me armë zjarri në aheng, arrestohet qytetari nga Savrova

11.10.2020

Një person është arrestuar në Savrovë të Suharekës, pasi i dyshuari gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri. Tek i njëjti person është gjetur dhe konfiskuar arma-revole Ekol Aras Magnum me një karikator me 4 fishekë të kalibrit 9 mm. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin Savrovë, rreth orës 23:40, njofton SuharekaOnline. Me […]

Shtiu me armë zjarri në aheng, arrestohet qytetari nga Savrova Foto: Policia e Kosovës

Një person është arrestuar në Savrovë të Suharekës, pasi i dyshuari gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri.

Tek i njëjti person është gjetur dhe konfiskuar arma-revole Ekol Aras Magnum me një karikator me 4 fishekë të kalibrit 9 mm.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin Savrovë, rreth orës 23:40, njofton SuharekaOnline.

Me vendim të prokurorit i dyshuari  dërgohet ne mbajtje.