Shqetësuese, për vetëm pesë ditë afër 300 aksidente trafiku në Kosovë

02.10.2021

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës. Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur […]

Shqetësuese, për vetëm pesë ditë afër 300 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës.

Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 18 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 27 shtator – 1 tetor.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve (27 shtator – 1 tetor) në vendin tonë kanë ndodhur 270 aksidente trafiku.

Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të enjten (30 shtator), ku brenda kësaj dite janë regjistruar 64 aksidente.

Ndërsa, fatkeqësisht brenda kësaj periudhe dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, 110 të tjera me të lënduar dhe 158 aksidente përfunduan me dëme materiale.

DataNumri i aksidenteve të trafikut
në Kosovë
Me fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
27 shtator5412033
28 shtator6303231
29 shtator3201418
30 shtator6412637
1 tetor5701839
TOTAL2702110158