Shqetësuese, për vetëm 5 ditë ndodhën mbi 260 aksidente në Kosovë

07.05.2022

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës. Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur […]

Shqetësuese, për vetëm 5 ditë ndodhën mbi 260 aksidente në Kosovë Foto: Ilustrim

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës.

Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 20 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 2 maj – 6 maj.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 269 aksidente trafiku.

Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të hënë (2 maj), ku brenda kësaj dite janë regjistruar 68 aksidente, ku fatkeqësisht një prej tyre përfundoi me fatalitet.

Ndërsa, 101 aksidente kanë përfunduan me persona të lënduar dhe 167 aksidente të tjera përfunduan me dëme materiale.

DataNumri i aksidenteve të trafikut
në Kosovë
Me fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
2 Maj6813433
3 Maj3801028
4 Maj6701948
5 Maj4701829
6 Maj4902029
TOTAL2691101167