Shqetësuese, për vetëm 5 ditë ndodhën afër 300 aksidente në Kosovë
Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës. Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 40 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur […]
Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës.
Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 40 aksidente trafiku.
Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 66 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 25 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.
SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 28 mars – 1 prill.
Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 297 aksidente trafiku.
Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të enjten (31 mars), ku brenda kësaj dite janë regjistruar 76 aksidente, ku fatkeqësisht një prej tyre përfundoi me fatalitet.
Ndërsa, 104 aksidente kanë përfunduan me persona të lënduar dhe 192 aksidente të tjera përfunduan me dëme materiale.
Data | Numri i aksidenteve të trafikut në Kosovë | Me fatalitet | Me të lënduar | Me dëme materiale |
28 mars | 37 | 0 | 11 | 26 |
29 mars | 63 | 0 | 20 | 43 |
30 mars | 55 | 0 | 16 | 39 |
31 mars | 76 | 1 | 32 | 43 |
1 prill | 66 | 0 | 25 | 41 |
TOTAL | 297 | 1 | 104 | 192 |