Shqetësuese, brenda 5 ditëve 280 aksidente në Kosovë

23.10.2021

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës. Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 40 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur […]

Shqetësuese, brenda 5 ditëve 280 aksidente në Kosovë Foto: Ilustrim

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës.

Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 40 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 51 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 18 tetor – 22 tetor.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve (18 tetor – 22 tetor) në vendin tonë kanë ndodhur 280 aksidente trafiku.

Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të mërkurën (20 tetor), ku brenda kësaj dite janë regjistruar 67 aksidente.

Ndërsa, fatmirësisht brenda kësaj periudhe asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, 96 të tjera me të lënduar dhe 184 aksidente përfunduan me dëme materiale.

DataNumri i aksidenteve të trafikut
në Kosovë
Me fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
18 tetor5202230
19 tetor6201745
20 tetor6702641
21 tetor4801533
22 tetor5101635
TOTAL280096184