Shqetësuese, 9 vetvrasje vetëm në këtë vit në Kosovë

25.06.2022

Nga të dhënat e Policisë së Kosovës, vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2022, 9 persona kanë kryer vetvrasje, ndërsa 40 të tjerë kanë tentuar që të bëjnë një gjë të tillë. Vetvrasje Tentim 2021 44 132 01/01/2021 deri15/05/2021 20 59 01/01/2022 deri15/05/2022 9 40 Nga nëntë personat që kanë bërë vetëvrasje këtë […]

Shqetësuese, 9 vetvrasje vetëm në këtë vit në Kosovë Foto: Ilustrim

Nga të dhënat e Policisë së Kosovës, vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2022, 9 persona kanë kryer vetvrasje, ndërsa 40 të tjerë kanë tentuar që të bëjnë një gjë të tillë.

VetvrasjeTentim
202144132
01/01/2021 deri
15/05/2021
2059
01/01/2022 deri
15/05/2022
940

Nga nëntë personat që kanë bërë vetëvrasje këtë vit, katër prej tyre janë të rinj.

E sipas sociologëve, arsyeja që po i shtyn të rinjtë që t’i japin fund jetës janë të shumta.

Sociologia, Makfire Ademi për FrontOnline tha se, arsyet që i çojnë të rinjtë deri të vetëvrasja janë depresioni, stresi, e faktorët social.

“Vetëvrasjet kryesisht lidhen ngushtë me shëndetin mendor ku në përgjithësi individi përballet me depresion, stres, dëshpërim, mos balancim ndjenjash, etj… përkitazi anës psikologjike faktorët tjerë janë edhe faktorët social qe e shtyjnë individin drejt vetëvrasjes”, deklaroi ajo.

Ademi thotë se në Kosovë faktori kryesor që i çon të rinjtë deri të vetëvrasja, janë faktorët socio-ekonomik, pasi që siç tha ai në tri vitet e fundi ka pasur humbje të vendeve të punës, ekonomia e dobët familjare e humbja e shpresës.

“Në shoqërinë tone faktorët kryesor që ndikojnë drejtpërdrejt në këtë dukuri shqetësuese janë faktorët social dhe ekonomik. Të gjithë këta faktor janë renduar viteve të fundit duke pasur parasysh që për 3 vite me rradhë u përballëm me pandeminë duke lënë ende pasoja pas ne aspektin psikologjik dhe social te të gjithë shoqërisë.

Në këto vite përveç virusit pasoje tjetër ishte edhe humbja  e shume vende te punës, ekonomi e dobët familjare, humbja e shpresës etj”, u shpreh ajo.