Shpërthimi i zjarrit në Bllacë të Suharekës, policia jep detaje

26.03.2022

Një rast të tillë të incidentit të zjarrit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Në raportin e policisë thuhet se rreth dy hektar sipërfaqe pyll është përfshirë nga zjarri. Nga policia theksohet se rasti raportohet të ketë ndodhur dje më 25 mars rreth orës 17:20. Zjarrfikësit kishin arritur në vendngjarje, dhe falë punës së […]

Shpërthimi i zjarrit në Bllacë të Suharekës, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Një rast të tillë të incidentit të zjarrit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Në raportin e policisë thuhet se rreth dy hektar sipërfaqe pyll është përfshirë nga zjarri.

Nga policia theksohet se rasti raportohet të ketë ndodhur dje më 25 mars rreth orës 17:20.

Zjarrfikësit kishin arritur në vendngjarje, dhe falë punës së tyre të palodhshme kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin.

Pavarësisht mungesës shumë të madhe të puntorëve ata vazhdojnë lokalizimin e vatrave të zjarrit në mënyrën më të shpejtë të mundur.