Shirokë, rrahen mes vete tre persona pas një mosmarrëveshje – pësojnë lëndime trupore

27.09.2022

Një rast i lëndimit trupor dhe dëmtimit të pronës është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti raportohet të ketë […]

Shirokë, rrahen mes vete tre persona pas një mosmarrëveshje – pësojnë lëndime trupore Foto: Ilustrim

Një rast i lëndimit trupor dhe dëmtimit të pronës është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 16:40 në fshatin Shirokë të Suharekës.

Tutje në raport bëhet e ditur se njëri prej tyre u ka dëmtuar dy vetura dy të dyshuarve tjerë.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

LËNDIM TRUPOR & DËMTIM PRONE / Shirokë, Suharekë 26.09.2022-16:40. Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri prej tyre u ka dëmtuar dy vetura dy të dyshuarve tjerë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.