Shirokë, policia e ndal për kontroll, në automjet i gjen pistoletë e fishekë

09.08.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull  kosovar  i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 16 copë fishekë. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 02:00 në zonën industriale në Shirokë të Suharekës. Nga policia kanë […]

Shirokë, policia e ndal për kontroll, në automjet i gjen pistoletë e fishekë Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull  kosovar  i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 16 copë fishekë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 02:00 në zonën industriale në Shirokë të Suharekës.

Nga policia kanë bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE / Zona Industriale, Shirokë 08.08.2022 – 02:00. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull  kosovar  i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 16 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.