Savrovë, në gjendje të dehur i hyn në shtëpi dhe e kanosi një person, arrestohet i dyshuari

03.10.2022

Një rast i kanosjes është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur (1.85 promil), kishte hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull  kosovar dhe e kishte kanosur atë. Rasti raportohet të ketë ndodhur […]

Savrovë, në gjendje të dehur i hyn në shtëpi dhe e kanosi një person, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Një rast i kanosjes është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur (1.85 promil), kishte hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull  kosovar dhe e kishte kanosur atë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 20:50 në fshatin Savrovë të Suharekës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“KANOSJE / Fsh. Savrovë, Suharekë 02.10.2022 -20:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur (1.85 promil), kishte hyr në shtëpinë e viktimës mashkull  kosovar dhe e kishte kanosur atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.