Samadraxhë, sulmoi fizikisht një person, arratiset i dyshuari

11.05.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person. Nga policia kanë bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 12:50 në fshatin Samadraxhë të Suharekës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar. […]

Samadraxhë, sulmoi fizikisht një person, arratiset i dyshuari Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person.

Nga policia kanë bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 12:50 në fshatin Samadraxhë të Suharekës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar.

Ndërkaq nga PK-ja kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Fshati Samadrexhë, Suharekë 10.05.2022 – 12:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar nga një person i dyshuar i cili gjendet në arrati. Viktima ka marrë tretma mjekësor  dhe është liruar. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e PK-së.