Rritet numri i aksidenteve në trafik, për 24 orë u regjistruan 85 të tilla

13.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës së mërkurë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se […]

Rritet numri i aksidenteve në trafik, për 24 orë u regjistruan 85 të tilla Foto: Police yellow line on traffic accident

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës së mërkurë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 85 aksidente trafiku, prej të cilave 30 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 55 të tjera me dëme materiale.

Në 24 orëshin e fundit, policia njofton se asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Duke krahasuar këtë numër të aksidenteve me ditët e kaluara, rezulton se numri i aksidenteve të trafikut ka shënuar rritje.

Poashtu, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.650 tiketa trafiku për kundërvajtje.