Rrahen mes vete tre persona në Prizren, bëhen për spital

27.04.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Si pasojë e rrahjes, tre personat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 04:30 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Ndërkaq, […]

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete.

Si pasojë e rrahjes, tre personat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 04:30 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.

“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 26.04.2022 – 04:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete, si pasojë e rrahjes, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njeri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.