Rrahen mes vete 6 persona, katër lirohen nga prokurori dy të tjerë ende në kërkim policor
Gjashtë persona të dyshuar janë përfshirë në një rrahje në Zgatar të Dragashit. Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjashtë persona të dyshuar janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes fizike gjashtë të […]
Gjashtë persona të dyshuar janë përfshirë në një rrahje në Zgatar të Dragashit.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjashtë persona të dyshuar janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete, raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes fizike gjashtë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, ku katër prej tyre pas marrjes së tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar.
Ndërsa, dy të tjerë janë ende në kërkim policor.
“Fsh. Zgatar, Dragash 04.08.2023-17:20. Pas një mosmarrëveshje verbale, situata eskalon në sulm fizik, ku gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Katër prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar ndërsa dy prej tyre janë në kërkim policor.” thuhet në njoftimin e policisë.