Reshtan, vetura godet një femër, dërgohet në QKUK

16.03.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku ku automjeti me ngasës mashkull kosovar ka goditur një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e aksidente, këmbësorja femër kosvare ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku është dërguar në QKUK Prishtinës për trajtim mjekësor. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur dje […]

Reshtan, vetura godet një femër, dërgohet në QKUK Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku ku automjeti me ngasës mashkull kosovar ka goditur një këmbësore femër kosovare.

Si pasojë e aksidente, këmbësorja femër kosvare ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku është dërguar në QKUK Prishtinës për trajtim mjekësor.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 12:17 në fshatin Reshtan të Suharekës.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Reshtan, Suharekë 15.03.2022. Ka ndodhë një aksident trafiku ku automjeti me ngasës mashkull kosovar ka goditur një këmbësore femër kosovare, e cila si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.