Reshtan, iu gjetën marihuanë, kokainë, armë zjarri, fishekë, para – arrestohen tre persona

31.10.2022

Një rast i blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar e narkotikëve dhe falsifikimit të parasë është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas një pune hetimore nga Policia janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në veturë dhe në shtëpi iu janë […]

Reshtan, iu gjetën marihuanë, kokainë, armë zjarri, fishekë, para – arrestohen tre persona Foto: Danger on the road. Blue flasher on the police car at night.

Një rast i blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar e narkotikëve dhe falsifikimit të parasë është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas një pune hetimore nga Policia janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në veturë dhe në shtëpi iu janë gjetur dhe sekuestruar: 3 kg e 693.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 105.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 1 tabletë e dyshuar si substancë narkotike, 3 armë zjarri, 2 karikator, 54 fishek.

Po ashtu, u janë gjetur dhe sekuestruar 1993.10 €, 200 lek, 30 franga, 30 funta, 1 dollar, 3 telefona celularë, 1 veturë, 6 peshore digjitale dhe 3 mullinjë (gridera).

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 29 tetor rreth orës 16:30 në fshatin Reshtan të Suharekës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

BLERJA, POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAATUROIZUAR E NARKOTIKEVE & FALSIFIKIM I PARASË / Fsh. Reshtan, Suharekë (NN) 29.10.2022 – 16:30. Pas një pune hetimore nga Policia e Kosovës janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në veturë dhe në shtëpi iu janë gjetur dhe sekuestruar: 3 kg e 693.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 105.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 1 tabletë e dyshuar si substancë narkotike, 3 armë zjarri, 2 karikator, 54 fishek, 1993.10 €, 200 lek, 30 franga, 30 funta, 1 dollar, 3 telefona celularë, 1 veturë, 6 peshore digjitale dhe 3 mullinjë (gridera). Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Etiketat

Ofertat e fundit