‘Rekord i zi’ 79 aksidente brenda 24 ore – 28 përfundojnë me persona të lënduar

12.11.2022

E premtja po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh, i cili përmbanë ngjarjet e fundit në vend. Në raportin 24 orësh të Policisë Kosovës ndër tjerash figuron edhe numri i aksidenteve në trafik dhe numri i tiketave të shqiptuara. Nga këto […]

‘Rekord i zi’ 79 aksidente brenda 24 ore – 28 përfundojnë me persona të lënduar Foto: Ilustrim

E premtja po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh, i cili përmbanë ngjarjet e fundit në vend.

Në raportin 24 orësh të Policisë Kosovës ndër tjerash figuron edhe numri i aksidenteve në trafik dhe numri i tiketave të shqiptuara.

Nga këto statistika bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 79 aksidente trafiku, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 51 të tjera me dëme materiale.

Krahasuar me ditët tjera të javës numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje.

Fatmirësisht asnjë aksident brenda 24 orëve të fundit nuk ka përfunduar me fataltet, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të kaluara ka shqiptuar edhe 2.020 tiketa trafiku për të gjithë personat të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.