Rasti i shpërthimit në Zhur të Prizrenit, arrestohet edhe miku i të dyshuarit

13.02.2020

Policia e Kosovës për rastin e shpërthimit në fshatin Zhur të Komunës së Prizrenit, ka arritur të arrestojë edhe mikun e të dyshuarit, Iran Badallaj. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë. “Njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin, me vendim të prokurorit. […]

Rasti i shpërthimit në Zhur të Prizrenit, arrestohet edhe miku i të dyshuarit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për rastin e shpërthimit në fshatin Zhur të Komunës së Prizrenit, ka arritur të arrestojë edhe mikun e të dyshuarit, Iran Badallaj.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë.

“Njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin, me vendim të prokurorit. I njëjti është dërguar në mbajtje”, janë deklaruar nga policia.

Ndërkohë për rastin është raportuar edhe në raportin policor të Kosovës.

“Fsh. Zhur, Prizren 28.01.2020 – 20:00. Lidhur me rastin, njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Nga shpërthimi vdiq polici Sami Thaçi dhe u lënduan katër të tjerë, në mesin e tyre edhe djali i mitur i Iranit.