Raportoi rrejshëm se në afërsi të nën kalimit në Duhël i janë grabitur 200 euro

29.07.2022

Sipas ankuesit, pasi që automjeti i ka dalë përpara dhe e kanë ndaluar, njëri nga ata tre personat e ka nxjerr revolen dhe ia ka marrë 200 (dyqind) euro dhe automjeti i dyshuar ka ikur në drejtim të Prishtinës. Policia, konkretisht patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Suharekë, me urgjencë kanë shkuar në atë […]

Raportoi rrejshëm se në afërsi të nën kalimit në Duhël i janë grabitur 200 euro Foto: Ilustrim

Sipas ankuesit, pasi që automjeti i ka dalë përpara dhe e kanë ndaluar, njëri nga ata tre personat e ka nxjerr revolen dhe ia ka marrë 200 (dyqind) euro dhe automjeti i dyshuar ka ikur në drejtim të Prishtinës.

Policia, konkretisht patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Suharekë, me urgjencë kanë shkuar në atë drejtim dhe kanë proceduar me rastin.

Falë profesionalizmit të policisë, është kuptuar se raportimi është i rrejshëm ,gjë që e ka pranuar edhe ankuesi.

Me konsultim me prokurorin, kundër ankuesit të rrejshëm hapet rast penal dhe ai lirohet, rasti procedohet me procedurë të rregullt.