Punëtorja e një banke në Suharekë hasë në 1 mijë euro të falsifikuara, policia jep detaje

10.03.2021

Rastet e parave të falsifikuara kohëve të fundit janë mjaftë të shpeshta, të cilat raportohen në Policinë e Kosovës. Dy raste të tilla janë raportuar të martën edhe në Policinë e Kosovës në Suharekë, të cilat për SuharekaOnline i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj. Osmanollaj ka […]

Punëtorja e një banke në Suharekë hasë në 1 mijë euro të falsifikuara, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Rastet e parave të falsifikuara kohëve të fundit janë mjaftë të shpeshta, të cilat raportohen në Policinë e Kosovës.

Dy raste të tilla janë raportuar të martën edhe në Policinë e Kosovës në Suharekë, të cilat për SuharekaOnline i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka njoftuar se gjatë ditës së martë rreth orës 15:00 një punëtore e një banke në qytetin e Suharekës ka raportuar në polici, se ka hasur në një kartëmonedhë në vlerë prej 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ai shton se e njejta vetëm 20 minuta pas ka raportuar përsëri në polici për një kartëmonedhë tjetër që dyshohet të jetë e falsifikuar, e cila poashtu ka qenë në vlerë prej 500 euro.

Osmanollaj për SuharekaOnline ka thënë se policia i ka konfiskuar paratë dhe se rasti në fjalë është duke u hetuar nga policia.