Publikohen rezultatet e testit me shkrim të konkursit për policë të rinj
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70 % e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësive fizike. Testimi i shkathtësive fizike fillon të mbahet nga data 28.03.2022 deri me datën 30.03.2022, dhe vendi i mbajtjes së testimit fizik është Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. […]
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70 % e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësive fizike. Testimi i shkathtësive fizike fillon të mbahet nga data 28.03.2022 deri me datën 30.03.2022, dhe vendi i mbajtjes së testimit fizik është Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.
Informatat për kohën, datën dhe vendin ku do të mbahet testi i shkathtësive fizike janë të shënuara në fillim të listës së kandidateve që kanë kaluar testin me shkrim. Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten me kohë në vendin ku është paraparë mbajtja e testimit fizik duke respektuar Vendimin e Qeverisë të datës 01.03.2022 me nr 01/66 për masat e përgjithshme dhe te veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
• Certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;
• Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.
• Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura.
Kandidatet me vete duhet të kenë:
1. Numrin e aplikacionit (shih në listat e shpallura),
2. Letërnjoftimin,
Për më shumë informata rreth testimit të shkathtësive fizike udhëzoheni ti referoheni udhëzuesit për testimin e shkathtësive fizike i cili është i publikuar në ueb faqen e Policisë së Kosovës në rubrikën “Mundësi punësimi”.
Listën e rezultateve të testit me shkrim mund ta gjeni këtu.
VËMENDJE: Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit Përzgjedhës në afatin prej (5) ditëve kalendarike, nga data e publikimit të rezultateve.
Duke marrë parasysh faktin se testi me shkrim është mbajtur për herë të parë në mënyrë elektronike, Komisioni përzgjedhës ka bërë shqyrtimin e të gjitha vërejtjeve gjatë testimit me shkrim dhe problemeve eventuale të paraqitura të sistemit.