Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar dy të dyshuar si dhe ka ngritur një aktakuzë ndaj një tjetri

07.04.2023

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e katër (34) aktakuza kundër dyzet e një (41) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar  njëzet e gjashtë (26) persona, si dhe janë parashtruar tetë (8) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj […]

Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar dy të dyshuar si dhe ka ngritur një aktakuzë ndaj një tjetri Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e katër (34) aktakuza kundër dyzet e një (41) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar  njëzet e gjashtë (26) persona, si dhe janë parashtruar tetë (8) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dhjetë (10) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.     

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së

Aktakuzat:     

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ” Vjedhja e rëndë”. ” thuhet në njoftimin e prokurorisë.