Prokuroria e Prizrenit ndalon një person të dyshuar si dhe ngrit 4 aktakuza kundër 8 të tjerëve
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur 37 aktakuza kundër 47 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 8 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të […]
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur 37 aktakuza kundër 47 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 8 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.
“Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.