Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe ngrit 13 aktakuza kundër 19 të tjerëve

15.12.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 35 aktakuza, kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 14 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 4 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 5 personave për kryerje të veprave penale. Prokuroria Themelore […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe ngrit 13 aktakuza kundër 19 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 35 aktakuza, kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 14 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 4 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 5 personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 13 aktakuza kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, më urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,”Vjedhja e shërbimeve” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.