Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për një tjetër

25.11.2022

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 20 aktakuza kundër 27 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 13 persona, si janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për një tjetër Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 20 aktakuza kundër 27 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 13 persona, si janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dy të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit.

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.