Prokuroria e Prizrenit ndalon një person të dyshuar si dhe ngrit aktakuza kundër 3 të tjerëve
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 30 aktakuza, kundër 37 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 15 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 5 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 5 personave për kryerje të veprave penale. Prokuroria Themelore […]
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 30 aktakuza, kundër 37 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 15 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 5 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 5 personave për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prizren me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar, përcjellë SuharekaOnline.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.
“Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.| thuhet në njoftim.