Prizren: Qëllohet me armë zjarri nga persona të panjohur
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të premten rreth orës 20:15, një person në rrugën “William Voker” në Prizren, është ankuar se është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur që ndodheshin në një veturë në lëvizje. Viktima pas trajtimit mjekësor në QKUK është dërguar në Spitalin e […]
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të premten rreth orës 20:15, një person në rrugën “William Voker” në Prizren, është ankuar se është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur që ndodheshin në një veturë në lëvizje.
Viktima pas trajtimit mjekësor në QKUK është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim të vazhdueshëm.
Rasti mbetet duke u hetuar.
“Rr. William Voker, Prizren, 13.03.2020-20:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarri nga person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje. Viktima pas trajtimit mjekësor në QKUK është dërguar në Spitalin e Prizrenit, për trajtim të vazhdueshëm ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.