Prizren: Pas një mosmarrëveshje ia shpërthen gomat e automjetit, arrestohet i dyshuari

24.02.2020

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person dhe të njëjtin e ka dërguar në mbajtje, pasi mbi të rëndon akuzuar për shpërthimin e gomave të një veture. Ngjarja e cila ka ndodhur në Prizren ka ardhur si rezultat i mosmarrëveshjes në mes të dy personave. “Prizren 22.02.2020-23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që […]

Prizren: Pas një mosmarrëveshje ia shpërthen gomat e automjetit, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person dhe të njëjtin e ka dërguar në mbajtje, pasi mbi të rëndon akuzuar për shpërthimin e gomave të një veture.

Ngjarja e cila ka ndodhur në Prizren ka ardhur si rezultat i mosmarrëveshjes në mes të dy personave.

“Prizren 22.02.2020-23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me ankuesin mashkull/K, ia ka dëmtuar gomat e automjetit, ankuesit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh.