Policia vazhdon përkushtimin dhe angazhimin në zbatim të masave ndaj COVID-19

18.05.2021

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin në drejtim të respektimit të masave antiCOVID. Në tërë vendin patrullat policore po realizojnë detyrat e tyre në shërbim të qytetarëve, duke ofruar siguri dhe duke realizuar detyra konkrete në drejtim të respektimit të masave që janë ndërmarrë nga institucionet për parandalimin e pandemisë. Patrullat policore, së bashku […]

Policia vazhdon përkushtimin dhe angazhimin në zbatim të masave ndaj COVID-19 Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin në drejtim të respektimit të masave antiCOVID.

Në tërë vendin patrullat policore po realizojnë detyrat e tyre në shërbim të qytetarëve, duke ofruar siguri dhe duke realizuar detyra konkrete në drejtim të respektimit të masave që janë ndërmarrë nga institucionet për parandalimin e pandemisë.

Patrullat policore, së bashku me inspektorë kompetentë po realizojnë kontrolle në biznese, mjete transporti, sheshe e rrugë, në zbatim të ligjit antiCOVID.

“Kurajo dhe sakrifica e tyre në shërbim të vendit dhe qytetarëve tejkalon çdo barrierë dhe që nga dita e parë e shfaqjes së pandemisë po punohet me vendosmëri bashkë me autoritetet tjera në përballimin dhe tejkalimin e kësaj situate”, thuhet në njoftimin e Policisë.