Policia në Suharekë s’kursehet, shqipton tiketa trafiku dhe sekuestron patentë shoferë

21.03.2022

Përveç angazhimeve të përditshme në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe parandalimin e veprave penale, Stacionet Policore: Prizren, Prizren Veri, Suharekë, Dragash, Mamushë dhe NJRKRR në Prizren, janë duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga ana Gjykatës Themelore në Prizren (Degët në Suharekë dhe Dragash). Në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga […]

Policia në Suharekë s’kursehet, shqipton tiketa trafiku dhe sekuestron patentë shoferë

Përveç angazhimeve të përditshme në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe parandalimin e veprave penale, Stacionet Policore: Prizren, Prizren Veri, Suharekë, Dragash, Mamushë dhe NJRKRR në Prizren, janë duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga ana Gjykatës Themelore në Prizren (Degët në Suharekë dhe Dragash).

Në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, njësitet e stacioneve policore kanë realizuar gjithsej 57 urdhëresa, ku 57 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren.

Po ashtu janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku gjatë kontrollimit te komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 1752 tiketa për në kundërvajtjeve te ndryshme në komunikacion rrugorë si dhe ka sekuestrua 10 patentë shoferë.

Etiketat

Ofertat e fundit