Policia në rajonin e Prizrenit për tri ditë gjobiti 131 persona për mosrespektim të masave anti-COVID

20.12.2021

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 131 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006. Jo vetëm këto, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve […]

Policia në rajonin e Prizrenit për tri ditë gjobiti 131 persona për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 131 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006.

Jo vetëm këto, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 535 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, vetëm gjatë javës së kaluar janë realizuar gjithsej 47 urdhëresa, ku 47 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren dhe Suharekë.