Policia në rajonin e Prizrenit gjobit 321 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

21.09.2021

Me qellim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë se trafikut rajonal ne Prizren kanë realizuar aktivitetin për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion duke realizuar planin operativ ‘Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes’, nga data 14.09.2021 deri me 20.09.2021. Realizimi i këtij plani është implementuar në rrugët e […]

Policia në rajonin e Prizrenit gjobit 321  shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes Foto: Ilustrim

Me qellim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë se trafikut rajonal ne Prizren kanë realizuar aktivitetin për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion duke realizuar planin operativ ‘Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes’, nga data 14.09.2021 deri me 20.09.2021.

Realizimi i këtij plani është implementuar në rrugët e magjistrale, rajonale ne rajonin e Prizrenit, ku gjatë zbatimit të detyrave, zyrtarët policor, për përdorimit e celularit kanë ndaluar dhe kontrolluar transportin Publik (autobus, automjete dhe taxi) ku janë shqiptuar gjithsej 99 gjoba.

Ndërsa, për personat Juridik (kompanitë) janë shqiptuar 3 gjoba, ndërsa për aktivitetet tjera dhe kundërvajtje te shkaktuar nga ana e pjesëmarrësve ne trafik njësitet policore kanë shqiptuar gjithsejtë 321 gjoba sipas ligjit.

Aktivitete të tilla, përdorimi i telefonit si dhe për kundërvajtje tjera ne komunikacion e si: për tejkalim të shpejtësisë tejkalimi në vijë të plotë, do të këtë në vazhdimësi.

Andaj policia ju bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’u përmbahen dhe t’i respektojnë rregullat në trafik me qëllim të krijimit të sigurisë në komunikacionin rrugor për të gjithë. Në të kundërt ndaj shkelësve të ligjit do të jenë të pa kompromis.