Policia konfiskon para të falsifikuara në Prizren

06.07.2023

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse në shumicën e rasteve janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin për nevojat e tyre elementare, të nevojshme, të obligueshmeapo edhe raste të tjera. Mirëpo, në shumë raste, njerzit e ndryshëm, me apo pa vetëdije fusin në qarkullim para të falsifikuara, shkruan SuharekaOnline. Një rast i tillë është […]

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse në shumicën e rasteve janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin për nevojat e tyre elementare, të nevojshme, të obligueshmeapo edhe raste të tjera.

Mirëpo, në shumë raste, njerzit e ndryshëm, me apo pa vetëdije fusin në qarkullim para të falsifikuara, shkruan SuharekaOnline.

Një rast i tillë është raportuar të martën në Stacionin Policor në Prizren.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se një femër ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 eurosh, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Poashtu, nga policia është njoftuar se kartmonedha e dyshuar është konfiskuar.

“Prizren 05.07.2023-10:30.Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.” thuhet në njoftimin e policisë.