Policia konfiskon drogë, vetura, para dhe revole arrestohen 4 të dyshuar

  • 23.05.2023
Policia konfiskon drogë, vetura, para dhe revole arrestohen 4 të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Prishtinë, si dhe ka konfiskuar drogë, vetura, para dhe revole.

Siç njofton Policia, më datë 22.05.2023 rreth orës 17:30 pas hetimeve disa mujore, informatave të siguruara dhe në zbatim të urdhëresave të gjykatës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN) në Prishtinë e asistuar nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH) ka organizuar një plan taktik në Prishtinë, ku në flagrancë janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar personat e dyshuar meshkuj kosovar të cekur në vijim me iniciale dhe vitin e lindjes: 1. A. N. (1969) 2. A. I. (1990) 3. A. N. (1977) dhe 4. D.Sh. (1989).


Operacioni policor, ka rezultuar me sekuestrimin e provave/dëshmive materiale si në vijim:

(785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
(0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë
(10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
(1) armë zjarri- revole
(2) karikatorë
(14) fishekë
(9267) euro
(450) franga
(1700) lekë
(10) dollarë kanadez
(3) telefona celular
(3) peshore digjitale
(2) automjete

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë