Policia ia konfiskoi armën, i dyshuari thotë se i ka mbetur nga lufta e fundit në Kosovë
- 07.03.2023

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës bastisë shtëpi të shumta për armëmbajtje pa leje.
Për një rast të tillë Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se të hënën rreth orës 13:45 nga një i dyshuar kanë konfiskuar një armë zjarri dhe njëzetë fishekë, raporton SuharekaOnline.
Sipas deklaratës së të dyshuarit në polici thuhet se arma i ka mbetur që nga lufta e fundit në Kosovë.
Për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku me vendim të tij i dyshuari është liruar nprocedurë të rregullt.