Policia e Kosovës u bën thirrje drejtueseve të automjeteve për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica e akull!

20.12.2022

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdes gjatë ngasjes në rrugë me ngrica e akull. Policia e Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdes gjatë ngasjes në rrugë me ngrica dhe akull, pasi që pas reshjeve të shiut në […]

Policia e Kosovës u bën thirrje drejtueseve të automjeteve për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica e akull! Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdes gjatë ngasjes në rrugë me ngrica e akull.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdes gjatë ngasjes në rrugë me ngrica dhe akull, pasi që pas reshjeve të shiut në shumë segmente rrugore ka rrjedhje të ujit e ku me rënien e temperaturave në disa vende krijohen shtresa të akullit të cilat rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik.

Poashtu, kujdes i shtuar duhet treguar edhe në ura dhe në rrugë rurale e malore ku mund të krijohen ngrica dhe shtresa të akullit.

Njoftimi i plotë:

Pas reshjeve të shiut në shumë segmente rrugore ka rrjedhje të ujit, ku me rënien e temperaturave në këto lokacione krijohen shtresa të akullit që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik, përveç kësaj kujdes i shtuar duhet treguar edhe në ura dhe në rrugë rurale e malore ku mund të krijohen ngrica dhe shtresa të akullit.

Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik:

·Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit!

·Mbani distancën në mes mjeteve!

·Përdorni pajisjet dimërore!

·Përdorni rripin e sigurisë!

·Respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara!

·Mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes!

·Mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë!

·Në rast të ndonjë ngadalësimi në qarkullim apo krijim të kolonave prisni në shiritin tuaj dhe në asnjë mënyrë mos provoni të bëni tejkalime të rrezikshme!