Policia e Kosovës të hënën arrestoi 20 persona, një në Suharekë

11.07.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët e vendit, për të cilat fillojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për këto raste. Edhe gjatë ditës së hënë në stacionet policore janë raportuar raste nga më të ndryshme, për të cilat policia ka arritur të […]

Policia e Kosovës të hënën arrestoi 20 persona, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët e vendit, për të cilat fillojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për këto raste.

Edhe gjatë ditës së hënë në stacionet policore janë raportuar raste nga më të ndryshme, për të cilat policia ka arritur të arrestoj 20 persona të dyshuar, raporton SuharekaOnline.

Nga 20 të arrestuar, në statistikat e përgjithshme të PK-së bëhet e ditur se 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.

Poashtu, bëhet e ditur se një person është arrestuar edhe në Suharekë. Sipas policisë i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një familjare të tij, e cila si pasojë e sulmit fizik ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Pastaj viktima është dërguar në strehimore.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku me vendim të tij, i dyshuari për dhunë në familje është dërguar në mbajtje.