Policia e Kosovës për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar ndëshkon mbi 400 shoferë

22.07.2021

Policia e Kosovës është duke vazhduar shqiptimin e tiketave për drejtuesit e automjeteve që nuk po i respektojnë rregullat në komunikacion. Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar janë ndëshkuar 459 shoferë. Po ashtu në njoftim është theksuar se për përdorim të […]

Policia e Kosovës për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar ndëshkon mbi 400 shoferë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar shqiptimin e tiketave për drejtuesit e automjeteve që nuk po i respektojnë rregullat në komunikacion.

Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar janë ndëshkuar 459 shoferë.

Po ashtu në njoftim është theksuar se për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë ndëshkuar 226 shoferë.

Ndërsa sa i përket për mos vendosje të rripit të sigurisë brenda 24 orëve janë ndëshkuar 136 shoferë.

Njoftimi i plotë:

Vazhdon kontrolli dhe mbikëqyrja e trafikut rrugor, me ç’rast vetëm dje, me datë 21.07.2021:

(a) Për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, janë ndëshkuar 459 shoferë

(b) Për mos vendosje të rripit të sigurisë, janë ndëshkuar 226 shoferë

(c) Për përdorim të telefonit mobil, gjatë ngasjes janë ndëshkuar 136 shoferë