Policia e Kosovës për 24 orë arreston 16 persona të dyshuar, një dërgohet në vuajtje të dënimit

24.06.2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku bëhet e ditur se prej tyre 14 janë dërguar në mbajtje. Ndërsa, një […]

Policia e Kosovës për 24 orë arreston 16 persona të dyshuar, një dërgohet në vuajtje të dënimit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku bëhet e ditur se prej tyre 14 janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, një person tjetër është dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, Policia e Kosovës bën të ditur edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Një person në Prizren gjatë ditës së premte është shoqëruar në Stacionin Policor pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Edit Durham” në Prizren dhe se i njëjti është duke u hetuar.

Me vendim të prokurorit rasti në fjalë shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Edit Durham, Prizren 23.06.2023 – 12:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.