Policia e Kosovës për 24 orë arrestoi 27 persona të dyshuar, dy në Prizren

20.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 27 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Policia e Kosovës për 24 orë arrestoi 27 persona të dyshuar, dy në Prizren Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 27 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 13 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe katër të tjetër në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Prizren dje ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje.

Prizren 19.01.2023-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje , ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.

Poashtu, Policia në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar.

Rr. Jakup Myqeziu, Prizren 19.01.2023-10:00. Në bazë të urdhëresë së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.