Policia e Kosovës për 24 orë arrestoi 23 persona, një në Suharekë
- 02.02.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 23 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 15 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe 4 të tjetër në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Suharekës ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e një gurthyesi në Studençan pasi që një 51 vjeçar humbi jetën në vendin e tij të punës.
Rasti në polici ndaj pronarit të kompanisë është inicuar si asgjësim, dëmtin ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.
“ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS Suharekë 01.02.2023 – 13:35. Raportohet se një person në vendin e punës derisa ka qenë duke testuar një makineri, ka pësuar lëndime me ç’rast i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ku dhe nga mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar IML për obduksion. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.