Policia e Kosovës për 24 orë arrestoi 20 persona të dyshuar, tre në Prizren

21.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 20 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Policia e Kosovës për 24 orë arrestoi 20 persona të dyshuar, tre në Prizren Foto: Criminal in handcuffs

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 20 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 10 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjetër në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Prizren dje ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje.

Prizren 20.01.2023-21:02.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.

Poashtu, nga policia është bërë e ditur se gjatë ditës së premte në fshatin Hoqë e Madhe të Prizrenit është arrestuar një person i kërkuar, poashtu një tjetër është arrestuar edhe në Vërmicë, të dy të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Fsh. Hoqë e Madhe, Prizren, 20.01.2023 – 11:30. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren është arrestuar një mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit.
  • PKK. Vermicë 20.01.2023-19:55. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren është arrestuar një  mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit.” thuhet tutje në njoftim.