Policia e Kosovës brenda 24 ore ka arrestuar 29 persona të dyshuar, tre në Prizren

  • 26.01.2023
Policia e Kosovës brenda 24 ore ka arrestuar 29 persona të dyshuar, tre në Prizren

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 29 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 20 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe 6 të tjetër në vuajtje të dënimit.


Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë ka arrestuar 3 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale si: vjedhje, lëndim i lehtë trupor dhe një tjetër i kërkuar nga gjykata.

VJEDHJE Rr. Tranzit i Ri, Prizren 25.01.2023 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke vjedhur tavolina. Tavolinat janë gjetur në veturën të cilën i dyshuari e kishte në shfrytëzim. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR Rr. Shote Galica, Prizren 24.01.2023 – 20:30. Me 25.01.2023 lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR PKK Vërmicë 25.01.2023 – 18:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i dyshuari-kërkuari  mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.” thuhet në njoftimin e policisë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë