Policia e Kosovës brenda 24 ore ka arrestuar 17 persona të dyshuar

08.02.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së martë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 17 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin…

Policia e Kosovës brenda 24 ore ka arrestuar 17 persona të dyshuar

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së martë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 17 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 10 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe tre të tjerë në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Persona të arrestuar17
Persona në mbajtje10
Persona në ndalim policor  1
Persona në vuajtje të dënimit3
Burimi: PK

Etiketat

Ofertat e fundit