Policia e Kosovës brenda 24 ore ka arrestuar 16 persona, prej tyre dy në Suharekë
- 07.02.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 16 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 11 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjehje të rëndë në një market në Suharekë.
“Rr. Nëna Terezë, Suharekë 06.02.2023 – 08:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti në bashkëveprim, kanë kryer një vjedhje nga një market pronë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.