Policia e Kosovës brenda 24 ore arrestoi 21 persona të dyshuar, tre në Prizren
- 03.02.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 21 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 16 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Prizrenit ka njoftuar se gjatë ditës së enjte ka arrestuar 3 të dyshuar për vepra të ndryshme penale, njëri për sulm ndaj një femrës, ndërsa dy të tjerë për dhunë në familje.
“Prizren 02.02.2023 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari nuk është intervistuar pasi që ka qenë në ndikim të alkoolit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.
“Prizren 02.02.2023 – 00:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.” thuhet tutje në njoftim.