Policia e Kosovës arreston R.N në vendkalimin kufitar në Vërmicë, dyshohet për falsifikimin e parave

17.06.2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e dytë të dyshuar për falsifikimin e parave. Në muajin maj të këtij viti, Policia e Kosovës kishte arrestuar një person të dyshuar për falsifikimin e parave, ku edhe janë sekuestruar 94 copë kartëmonedha me vlerë nga 50 euro, të cilat arrinin shumën prej 4.700 euro, […]

Policia e Kosovës arreston R.N në vendkalimin kufitar në Vërmicë, dyshohet për falsifikimin e parave

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e dytë të dyshuar për falsifikimin e parave.

Në muajin maj të këtij viti, Policia e Kosovës kishte arrestuar një person të dyshuar për falsifikimin e parave, ku edhe janë sekuestruar 94 copë kartëmonedha me vlerë nga 50 euro, të cilat arrinin shumën prej 4.700 euro, raporton SuharekaOnline.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës së shtunë ka arrestuar edhe personin e dytë me inicialet R.N i lindur më 1990.

I dyshuari është arrestuar në vendkalimin kufitar në Vërmicë.

“Më 22 maj 2023, falë bashkëpunimit e bashkërendimit të hetimeve e aktiviteteve mes hetuesve policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe atyre nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionet (DHKEK), ishte arrestuar një i dyshuar për ‘falsifikim të parave’ dhe ishin sekuestruar 94 copë kartëmonedhe me ‘vlerë’ nga 50 euro (94 x 50 = 4700), të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

LEXO EDHE:  Sulmi në Ibër - Lepenc, Policia e Kosovës arrestoi 8 persona dhe konfiskoi 200 uninforma ushtarake, 6 zolla...

Gjatë hetimit e trajtimit të rastit të lart-cekur, hetuesit policorë janë vënë në kërkim edhe të personave tjerë të dyshuar për përfshirje në veprën penale të lart-cekur.

Sot, më 17.06.2023, po ashtu falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare dhe DHKEK, në Pikën e Kalimit Kufitar nëVërmicë, në ora 02:00është ndaluar i dyshuari: R.N., (viti i lindjes 1990, mashkull shtetas i Shqipërisë). I njëjti dyshohet dhe ka qenë në kërkim policor lidhur me rastin e datës 22 maj 2023. Ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parave’ dhe pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës, me aktvendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje deri në  48 orë.” thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketat