Policia e Kosovës arrestoi 22 persona të dyshuar për 24 orë, prej tyre 4 në Prizren

23.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 22 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Policia e Kosovës arrestoi 22 persona të dyshuar për 24 orë, prej tyre 4 në Prizren Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 22 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 17 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjetër në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Prizren dje ka arrestuar 4 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale siç janë: armëmbajtje pa leje, shkaktim i aksidentit të trafikut me fatalitet dhe dhunë në familje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh.Gjonaj, Prizren 22.01.2023 – 15:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kishin një konflikt mes vete me ç’rast njëri nga ta ka kanosur tjetrin me armë. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e njërit nga të dyshuarit dhe aty janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një armë  ajrore. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rr. Brigada 125, Prizren  22.01.2023 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë me shtatë copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

DHUNË NË FAMILJE

Dragash 22.01.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet tutje në njoftimin e policisë.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Prizren 22.01.2023-04:55. Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime trupore ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.  Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.” përfundon njoftimi.