Përsëri sekuestrohen armë dhe fishekë në Budakovë

31.07.2020

Hiç më pak se tri ditë më parë Policia e Kosovës kishte sekuestruar arsenal armësh në fshatin Budakovë të Suharekës. Një rast i tillë është shënuar edhe ditën e enjte ku rreth orës 11:00 është raportuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull  kosovar, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar: dy pushkë gjuetie […]

Përsëri sekuestrohen armë dhe fishekë në Budakovë Foto: Ilustrim

Hiç më pak se tri ditë më parë Policia e Kosovës kishte sekuestruar arsenal armësh në fshatin Budakovë të Suharekës.

Një rast i tillë është shënuar edhe ditën e enjte ku rreth orës 11:00 është raportuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull  kosovar, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar: dy pushkë gjuetie dhe 29 fishekë të kalibrave të ndryshëm, shkruan SuharekaOnline.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.