Përleshje në një pishinë në Suharekë, kapen fëmijë e të rritur – përfundojnë në Polici

28.07.2022

Gjatë mbrëmjes së djeshme në një pishinë në Greikoc të Suharekës, tre persona fillimisht janë përleshur mes vete e më pas në rrahje janë përfshirë edhe tre të tjerë, në mesin e tyre edhe sigurimi i pishinës. Motiv i rastit ishte një zënkë që kanë pasur dy të miturit, e që eskaloi, me ç’rast u […]

Përleshje në një pishinë në Suharekë, kapen fëmijë e të rritur – përfundojnë në Polici Foto: © Hallka Marketing Agency

Gjatë mbrëmjes së djeshme në një pishinë në Greikoc të Suharekës, tre persona fillimisht janë përleshur mes vete e më pas në rrahje janë përfshirë edhe tre të tjerë, në mesin e tyre edhe sigurimi i pishinës.

Motiv i rastit ishte një zënkë që kanë pasur dy të miturit, e që eskaloi, me ç’rast u kapën edhe të dyshuarit e tjerë.

Për shkak të lëndimeve që kanë pësuar, ata kanë marrë trajtim mjekësor, e më pas janë shoqëruar në stacion policor.

Para hetuesve kanë dhënë deklaratat e tyre dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “lëndim i lehtë trupor”.

Fsh. Greikoc, Suharekë, 27.07.2022-18:00.Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti 6 të dyshuar meshkuj kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit  rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.